SË BASHKU

për një jetë pa dhunë për vajzat dhe gratë.

Gratë dhe vajzat vazhdojnë të jenë të rrezikuara dhe të prekura drejtpërdrejt nga forma të ndryshme të dhunës me bazë gjinore. Kjo mani- festohet në dhunë fizike, seksuale dhe psikologji- ke dhe prek gratë pavarësisht nga kategoria sho- qërore, mosha, feja dhe prejardhja etnike. Dhuna ndaj grave dhe vajzave ushtrohet kryesisht nga mjedisi i tyre shoqëror. Shumë shpesh, kjo vjen nga (ish-)partneri ose familja.

Parathënie

Vjeneze e nderuar!

Dhuna ndaj grave vazhdon të jetë një çështje e trishtuar në shoqërinë tonë. Statistikat tregojnë se të paktën një në tri gra është viktimë e dhunës në një moment të jetës së saj. Për ne si Parti Popullore Vjeneze, është e qartë se këtu ka nevojë urgjente për veprim.

Prandaj ishte shumë e rëndësishme për mua që edhe një herë sivjet, së bashku me kryetaren e Wienerinnen (Vjenezet), Sabine Keri, të nis fushatën “Tregoni guxim. Dhe mbani qëndrim kundër dhunës ndaj grave.” me rastin e aksionit “16 ditët kundër dhunës ndaj grave”. Nuk duhet të ketë tolerancë kur bëhet fjalë për dhunën ndaj grave!

Vjeneze e nderuar!

Jo vetëm në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 ditët kundër dhunës”, por çdo ditë, ne duhet të kemi një angazhim të qartë kundër dhunës ndaj grave. Sepse çdo 2 minuta një grua preket nga dhuna në Vjenë.

Kjo është arsyeja pse po ribotojmë këshillat e sigurisë këtë vit, të cilat i kemi zhvilluar me mbështetjen e drejtorisë së Parandalimit të Krimit të LPD të Vjenës, si dhe duke theksuar me “Tregoni guxim. Dhe mbani qëndrim kundër dhunës ndaj grave.” – domosdoshmërinë e respektit të ndërsjellë, një jete pa dhunë, si dhe rëndësinë e madhe të guximit qytetar.

Tipps për t'u ndjerë të sigurt në ambiente publike!

1.

Bëni kujdes!
Kufjet në vesh dhe
preokupimi me celularin
ju ulin vëmendjen.

2.

Nëse ju ngacmojnë në transportin publik si tramvaj ose metro, telefononi numrin e urgjencës.

Në zonën e stacionit të të gjitha
metrove vjeneze ka telefonat përkatës të urgjencës (“Kubi SOS në të gjelbër dhe të bardhë”) – mos kini frikë t’i përdorni në rast urgjence!

Lidhja e Wiener Linien
www.wienerlinien.at/sicherheit

3.

“Rruga e sigurt është më e mirë se rruga e shkurtër!” – Përdorni
sheshe dhe rrugë të ndriçuara mirë në muzg dhe në errësirë,
edhe nëse ju duhet të
devijoni disi.

4.

Në rast urgjence, ngrini zërin dhe bëni zhurmë. Thirrni me zë të fortë dhe të lartë, p.sh. “JO”, “NDAL”, “Më lër rehat“.

Mund të hyjë në punë një pajisje alarmi dore.

5.

Kërkoni ndihmë nga
njerëzit e tjerë dhe bëni thirrje për guxim moral!

Drejtojuni në mënyrë specifike për t’i nxjerrë nga anonimiteti, si p.sh “Ti me bluzën e kuqe, të lutem, telefono policinë“.

6.

Asnjëherë mos e lini pijen tuaj
pa mbikëqyrje dhe mos pranoni pije të hapura nga të panjohurit.

7.

Identifikoni një
rrezikues të mundshëm në mënyrë që ata përreth jush të kuptojnë se nuk e njihni personin në fjalë.

8.

Nëse nuk ndiheni mirë gjatë rrugës për në shtëpi, telefonojini një shoku në celular dhe mbani kontakt me të derisa të arrini të sigurt në shtëpi.

sinjal për ndihmë

Nëpërmjet shenjave sekrete, viktimat e dhunës në familje mund të kërkojnë ndihmë pa tërhequr vëmendje. Ja se si t’i përdorni këto sinjale me dorë në rast urgjence dhe t’i kuptoni te njerëzit e tjerë.

Ngrini dorën vertikalisht,
në mënyrë që homologu juaj të shohë pëllëmbën e dorës.

Përkulni gishtin e madh.
Tani shtrihet në pëllëmbën e dorës.

Vendosni ngadalë gishtat e mbetur
të dorës mbi gishtin e madh
për të formuar një grusht.

Tipps për t'u ndjerë të sigurt në sferën private dhe gjatë ndonjë ndjekjeje!

1.

A funksionon celulari juaj në të gjitha
dhomat e banesës?

A i keni në celular numrat e rëndësishëm të urgjencës
133 apo numrin evropian të urgjencës 122?

Nëse është e nevojshme, ruani një çantë urgjence me kopje të dokumenteve, para etj. te
persona të besuar.

2.

Sigurohuni që personi që paraqet
kërcënim të mos ketë mundësi të marrë çelës rezervë për banesën!

Kushtojini vëmendje çdo hyrjeje përmes ballkoneve ose tarracave fqinje.

3.

Nëse është e nevojshme, informoni për faktet fqinjët,
të afërmit dhe shokët tek të cilët keni besim. Gjithashtu bini dakord për “fjalë parullë” me këta njerëz në rast rreziku të afërt.

4.

Diskutojini ngjarjet me fëmijët tuaj dhe shpjegojuni se si mund të marrin ndihmë ose si të sillen në rast urgjence: Telefononi policinë, mos ia hapni derën personit që paraqet kërcënim, …

5.

Informoni kopshtin/shkollën për incidentet.

6.

Në raste ndjekjeje (Stalking), është thelbësore të ndërpritet kontakti, pastaj të mbahet një lloj ditari për të gjitha përpjekjet e kontaktit nga ana e personit që paraqet një kërcënim (kur, si, ku, …).

7.

Rimendimi i rutinave të përditshme
(p.sh. ndryshimi i vazhdueshëm
i rrugëve të zakonshme).

8.

Dilni nga rrjetet sociale
ose kontrolloni cilësimet e sigurisë,
mos bëni publikisht të dukshme
asnjë të dhënë personale
(p.sh. adresën, numrin e telefonit
etj.) ose bllokoni “personin e synuar”.

Po ju kërcënojnë?

Me aplikacionin DEC112, mund të telefononi fshehurazi për.

Me një shtypje të thjeshtë të një butoni, policia njoftohet dhe i dërgohet personit që thërret urgjencën. Telefonata e fshehtë e urgjencës është veçanërisht e dobishme në situata kërcënimi akut ose dhune, sepse thirrja e urgjencës mund të aktivizohet pothuajse pa u vënë re dhe centralit operativ i transmetohen të dhënat në sfond, si p.sh. vendndodhja aktuale.

Le të qëndrojmë në kontakt!

Wienerinnen (vjenezet) e cakton vetë fokusin e punës: rrjetet e grave, aktivitetet, sondazhet mbi temat aktuale si fushata e tyre “Wie(n) (un)sicher” (Sa e (pa)sigurt në Vienë). Kjo përfshin diskutime emocionuese, shkëmbim përvojash personale,
fushata politike të grave dhe
shumë më tepër.

Keni pyetje për Wienerinnen, do të dëshironit të bisedonit, të aktivizoheni dhe sillni ndryshime?

Si të na kontaktoni:

Numrat e urgjencës

Në të gjithë Austrinë dhe gjatë gjithë ditës, linjë asistence kundër dhunës për gratë, pa pagesë dhe, nëse dëshironi, në mënyrë anonime.

Numri i urgjencës i policisë 

Numri evropian i urgjencës

Numri i urgjencës i policisë për të shurdhët
(SMS me informacion për urgjencës dhe vendndodhjen)